15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

“Kopja e Dodikut”: Komentohet në Serbi gjesti bizar i kryetarit të Banja Llukës që ia vendosi emrin “Kosovë” një shkolle fillore

- Advertisement -

Një skenë jashtëzakonisht bizare ka nodhur ditëve të fundit, kur Dashko Stanivukoviq, Kryetari i Banja Llukës në entiteti serb të Bosnje-Hercegovinës, “Republika Srpska”, u ngjit skeleve për të ndërruar emrin e një shkolle fillore prej “Vuk Karagjiq” në “Kosovë dhe Metohi”.

Pa i pyetur as drejtorët e shkollës dhe askënd, Stanivukoviq, e vendosi emrin “Kosovë dhe Metohi”, dhe sipas raportimeve për llafosjen me të pranishëm atje, u ka thënë se “pa Kosovën serbët nuk kanë asgjë”.

“Drejtoreshë, a është kjo Shqipëri a Republika Srpska? Republika Srpska. Dhe do të shkruhet Kosovë dhe Metoji. Mjeshtra ju ngjituni lart, dhe unë ngjitem në skele, dhe do të shkruhet ashtu dhe asnjë ministri nuk mund ta heqë”, ka thënë kryetari i Banja Llukës.

E përditshmja serbe “Danas” ka raportuar për këtë ngjarje dhe ka biseduar me njohës të situatës atje, të cilët i thonë se Stanivukoviq, i cili është veçse një kopje e ultranacionalistit Milorad Dodik, “po shënjestron nacionalistët dhe të djathtët”.

Avokati Aleksandar Olenik i ka thënë Danas-it se “nacionalistët dhe të djathtët e mbështesin dhe ai kalkulon paraprakisht që do t’i sjellë më shumë përfitime se sa dëme te ata të cilët nuk votojnë për të”.

“E vetmja politikë e nacionalistëve dhe atyre që zbatojnë këtë politikë të ‘botës serbe’ është konflikt dhe polarizim”.

“Aktualisht të merren me Kosovën u shkon më për shtati atyre. Nuk janë të interesuar në Kosovën, mund të jetë çfarëdo gjëje tjetër apo koncept, është thjesht e rëndësishme që të shkaktojnë polarizime, konflikte, që të mund të dalin e të thonë, ‘ata po ju sulmojnë, ne po ju mbrojnmë – sepse për sa kohë ne ju mbrojmë, ligji nuk na prek neve’. Është ky rrëfimi i përgjithshëm nacionalist që të kenë armiq, sepse pa të s’do të kishin gjë”, ka thënë avokati serb Olenik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit