2.9 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

“Koordinohu, negocio dhe zbut”, tri porositë e ambasadorit britanik për Qeverinë

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës në veri, duke theksuar se veprimet duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë.

Hargreaves theksoi se është e rëndësishme që çdo aksion të ketë një ndikim sa më të ulët te qytetarët serbë, të cilët duan të jetojnë në një mjedis paqësor dhe produktiv në Kosovë.

“Kur flasim për veprimet në veri nuk është sekret që ne dhe partnerët tjerë evropianë dhe SHBA-të nganjëherë kemi qenë të brengosur lidhur me aksionet që ishin ndërmarr në veri. Kisha thënë tri gjëra, koordinohu, negocio dhe zbutë.

“Pra, koordinohu me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë kur ka aksione të cilat organet e Kosovës duan t’i bëjnë, sepse kjo i bënë më të sigurta dhe do të thotë që partnerët ndërkombëtarë nuk kapen në befasi, negocio sepse konsiderojmë se mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjet e statusit të institucioneve të financuara nga Serbia në gjithë vendit në veçanti në veri është në kuadër të rrugës së negociatave në dialog dhe kjo është mënyra për të gjetur mënyrë të qëndrueshme të integrimit të këtyre institucioneve brenda qeverisjes kosovare dhe e treta nëse është e nevojshme të merren veprime lidhur me ato institucione të zbutet ndikimi tek qytetarët serbë të cilët sipas përvojës sime ata me të vërtet duan të kenë një jetë në Kosovë e cila është paqësore, produktive dhe ku ata e dinë që mund të jetojnë të sigurt me familjen e tyre. Siguria ekzistuese e Kosovës dhe shumë njerëzve brenda saj garantohet në një mënyrë shumë bazë më prezencën e KFOR-it. Në të cilën neve jemi plotësisht të zotuar dhe luan një rol tejet të rëndësishëm në vend dhe do të vazhdojë kështu”, ka thënë ai në Dukagjini.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit