“Pak e çuditshme edhe paralajmërimi i Vuçiq që nuk do të certifikohet Lista Srpska nga Qeveria Kurti. Ishte pak koincidencë apo ishin dakord. Por siç duhet po i bëjnë nga një favor njëri tjetrit. Në kohën kur Beogradi ishte nxirë prej protestave antiqeveritare dhe ani Vuçiq, ne ja japin një lajm të madh prej Prishtinës, që e diskriminuam në një far formë Listën Srpska. Kur dihet fare mirë që ato janë procese që janë të zgjidhura me ligj dhe kushtetutë. Është ditur që do ta ‘certifikojë’ PZAP-ja”, tha ai.
“Më shumë është e çuditshme, a është rastësi këto qëndrimet e VV-së në kohën kur paralajmëron Vuçiq, bëjnë të njëjtin veprim, që ai ka paralajmëruar. Mund të jetë rastësi për të tjerët, për mua duket si një koordinim bajagi i suksesshëm. Edhe prej njerëzve që e votuan kundër, të njëjtit votuan me ia nda buxhetin prej 360 mijë euro Listës Srpska. Nëse kjo listë ose ky subjekt është organon terroriste janë organet tjera që marrin vendime dhe jo KQZ-ja”, ka thënë Haradinaj.