Blerim Isufaj, i cili është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, është takuar me Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Në takim që të dy këta kanë zhvilluar, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.
‘‘Takim për forcimin e luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit
Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Tutje, shtohet se ata janë dakorduar për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave si dhe, mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale.
‘‘Palët ranë dakord për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave në kohë reale dhe mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale të këtyre rasteve. Z. Munishi dhe z. Isufaj theksuan rëndësinë e veprimit të përbashkët për të siguruar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e integritetit institucional, duke mbrojtur financat publike dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë’’, theksohet në njoftim. /GazetaExpress