-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Konventa e PDK-së, Bedri Hamza sot shpalos propozimin për rritje të pagave dhe sloganin për zgjedhjet 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën për Bedri Hamzën Kryeministër.

Në këtë konventë, e cila do të fillojë nga ora 17:00, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hama, do ta shpalosë programin e tij për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Gazeta Nacionale nga burimet brenda partisë më të madhe opozitare ka mësuar se në këtë konventë Hamza do të prezantojë propozimin e tij për rritje të pagave për zyrtarët publikë.

Deri me tani, të gjithë kandidatet për kryeministër i kanë dhënë propozimet e tyre për këtë çështje.

Ende nuk dihet se sa do të jetë përqindja e rritjes se pagave që do të propozojë Hamza.

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se propozimi i kandidati të PDK-së për kryeministër për rritje të pagave do të jetë shumë më serioz se ai i kryeministrit Albin Kurti.

Në “Emisionin Special” të Klan Kosova, ai ka thënë se propozimi i kryeministrit Albin Kurti është qesharak.

Për besë propozimet e pagave të zotit Kurti do të duken qesharake, atij ka me i ardhë marre, ndoshta nis dhe t’i ndërroj ato vendime, sepse tonat do të jenë shumë më serioze, punëtorët në Kosovë meritojnë më shumë”, ka thënë Gjoshi.

Gjithë struktura udhëheqëse e PDK-së ka ftuar simpatizantët e kësaj partie që të marrin pjesë në këtë konventë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me këtë konventë do të fillon misioni për një Kosovë më të mirë.

Të dashur miq, Nesër, më 2 nëntor, nga ora 17:00, ju ftoj të gjithëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, që të na bashkoheni në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër. Ejani të nisim bashkë misionin për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Krasniqi.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në muajin e fundit ka mbajtur mbi 10 punëtori me qytetarë dhe përkrahës të PDK-në në qytetet të ndryshme të Kosovës.

Këto punëtori i kanë shërbyer kandidatit të PDK-së për të diskutuar me qytetarët e Kosovës për brengat dhe shqetësimet e tyre.

Në këto takime është vërejt një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

Para qytetarëve, Hamza është zotuar se qeverisja e tij do të jetë ndryshe nga ajo aktualja.

Takimin e fundit të këtij formati, ai e ka mbajtur të enjten në Fushë Kosovë.

Në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po na bashkohen. I tillë ishte edhe në Fushë Kosovë. Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë. Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në “Facebook”.

Takimet të tilla ai ka mbajtur në Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Pejë, Shtime, Dragash, Lipjan, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë, Suharekë dhe Istog.

Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër do të mbahet në ora 17: 00 në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit