24.4 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Kontroll i pushtetit mbi Policinë e Kosovës? Mehmeti: Pushteti po e rrezikon shtetin

- Advertisement -

Avokati Nazim Mehmeti në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për hetimet tha se ka tendencë për inkriminimin e disa figurave politike për t’i degraduar.

Ai u shpreh se kjo po bëhet për t’i degraduar dhe denigruar, siç u shpreh ai, duke u përdorur policia.

“Kam raste te hetimet sa i përket çështjeve të figurave politike, është një tendencë shumë e madhe me e bë inkriminimin e disa figurave politike, në raport që ata e kanë besimin me qytetarë, për t’i degraduar dhe denigruar”.

Që nuk janë me Vetëvendosjen po them shkurt dhe troç, si nga ana e kryetarëve të komunave, si nga ana e deputetëve, si nga ana e figurave me ndikim që kanë në opinion dhe e kanë besimin e qytetarëve është një tendencë me degradu për të hetuar. Duke u përdorur policia”, u shpreh Mehmeti.

Të ngjashme

Të fundit