2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kontratë 3-vjeçare dhe klauzolë largimi 500 milionë, Gundogan kryen testet mjekësore

- Advertisement -

Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona tashmë e ka mbyllur marrëveshjen me Ilkay Gundogan. Turkogjermani mësohet se i ka përfunduar testet mjekësore në Gjermani e tashmë pritet të udhëtojë drejt Barcelonës.

Rezultatet e testeve mjekësore tani do t’i dërgohen klubit i cili duhet t’i analizojë përpara se të ndezë dritën jeshile për mbylljen e operacionit.

Ndërkohë, AS zbulon disa detaje të kontratës: Gundogan ka firmosur për tre vjet. Megjithatë ka raportime të tjera që sugjerojnë se sezoni i tretë do të jetë opsional.

Ashtu si verën e kaluar, me nënshkrimet e Robert Lewandowskit dhe Jules Kounde, Xavi besohet se ka luajtur një rol kyç për të bindur mesfushorin, që refuzoi zgjatjen e bashkëpunimit me Manchester City-n.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit