Dy lojtarëve të rëndësishëm të Borussia Dortmund, Marco Reus dhe Mats Hummels, i’u skadojnë kontratat në qershor të këtij viti dhe për këtë ka dhënë deklaratë drejtori i klubit, Sebastian Kehl.
“Kur kemi diçka për të njoftuar, do të ju njoftojmë. Nuk jemi ende gati për këtë. E kemi një tendencë për këtë, do ju lëmë të befasoheni”, tha Kehl për mediumin gjerman, ZDF.
Dortmund arriti edhe këtë fundjavë të regjistrojë fitore kundër Hoffenheim, 0-1, duke vazhduar serinë prej 100% triumfe në vitin 2023.