Kryetarët aktualë janë në muajt e fundit të mandatit, por pasardhësit e tyre do të trashëgojnë komunat me borxhe të mëdha.
Sipas Institutit GAP, nga viti 2022 deri më 2024, 38 komuna kanë paguar mbi 160 milionë euro për obligime gjyqësore, kryesisht nga kontrata kolektive.
Vetëm Vushtrria, sipas kryetarit Ferit Idrizi, ka shpenzuar rreth 9 milionë euro që nga marrja e mandatiti.
Por i zhgenjyer shprehet shefi i Asocacionit të Komunave të Kosovës, me institucionet në detyrë, pasi nuk kanë zgjidhje konkrete.
Për shkak të kontratave kolektive, komunat s’po nisin gjysmën e projekteve kapitale të planifikuara për 2025.
Klan Kosova ka tentuar të marrë qëndrime nga komunat e tjera në Kosovë, por ato nuk kanë qenë të qasshme.