24.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

- Advertisement -
Fillimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale në lidhje me tenderin njëburimor të dhënë për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër, nga LVV-ja po e konsiderojnë me qëllim të pengimit nga kryeprokurori Blerim Isufaj, ndërkaq nga organizatat joqeveritare thonë se nuk ka pasur ndonjë urgjencë që tenderi të jetë një burimor.

Meqë ura mbi lumin Ibër, nuk u arrit të hapët momentalisht, Qeveria e Kosovës do të ndërtoj edhe dy të tjera, pranë saj.

Mirëpo, këto ura që kapin vlerën e afro 3 milionë eurove, do t’i ndërtoj kompania “Eurkos Holding”.

E njëjta këtë projekt e mori me kontratë njëburimore, ku përveç saj Ministria e Infrastrukturës i kishte ftuar edhe 4 kompani tjera.

Arsyet që të tjerët u refuzuan, kryesisht ishin mospërmbushja e kërkesave të sigurisë së tenderit.

Por, asnjëra nga këto kompani nuk është ankuar në OSHP, kështu që punimet vazhduan.

E Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se ka filluar hetimet për “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre dhe se  “roli i Prokurorisë Speciale është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

Këtë fillim të hetimeve duke se deputetë nga partia Vetëvendosje nuk e kanë pritur mirë, dhe akuzojnë kryeprokurorin Isufaj, që ka për qëllim pengim të ndërtimit të tyre.

”Këtu ka tendenca me pengu, merrnu me organet qe po krijojnë pengesa”, ka thënë Sali Zyba, deputet i LVV-së.

-Kush është?

Zyba: Kemi deklaru de, në vend se me ndihmu me hetime edhe pjesën veriore, ata pengojnë siç e keni pa.

Zyba: A përmeni emra? A ka dikush që nuk e di kush?

-Nuk e dimë.

Zyba: Deklaroni kush nuk e dinë, unë po deklarona. Keni një prokuror të famshëm, njëkrye prokuror.

E keni fjalën e për Blerim Isufaj.

Zyba: Sigurisht që e qëllove.

Emrin nuk përmend as ministri në detyrë Sveçla i cili në vrap e sipër duket se edhe ai akuzon Z.Isufaj.

”Për kënd po punon ai njeri”, ka thënë Xhelal Sveçla, Ministër në detyrë i MPB-së.

Cili njeri?

Sveçla: Ai që i ka fillu hetimet.

E deputeti nga radhët e LDK-së, Krenar Xhaferi thotë që VV-ja po sulmojnë këdo që nuk mund ta kontrollojnë.

”Asnjë institucion, nuk e respekton, sa i përket as prokurorinë dhe as gjykatën, pra vetëm institucionet të cilat realisht është mbi to, përndryshe në institucionet tjera nuk i sheh si institucione të pavarura në këtë kontekst them se duhet të largohemi nga kjo lloj mendësie”, ka thënë Krenar Xhaferi, LDK.

Ndërkaq, Ardit Dragusha nga Demokracia Plus thotë që tenderët një burimor jepen vetëm në rast urgjencash, që në këtë rast nuk kishte një urgjencë të tillë, që edhe do të hetohet nga Prokuroria Speciale.

”Janë dy elemente, e para me procedurën a është e lejushme procedura, pra pse është duke u përdorë kjo procedurë dhe jo e hapura, dhe tjetra brenda procedurës, a është bërë vlërsimi i duhur a ka të bëjë me favorizim me diskriminim të një operatori të caktum”, ka thënë Ardit Dragusha, Demokracia +.

Urat pritet të përfundojnë në një afat prej 90 ditësh, që nga fillimi i ndërtimit të tyre./RTV Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit