Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se përfunduar me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë.
Ushtrimi u realizua në kushte të vështira dimërore, teksa u tha se kontingjenti i FSK-së ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve.
“Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.