Konsulli i Përgjithshëm, Gramos Begolli muajin e kaluar kishte dërguar një email në adresën e kryeministrit Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, në lidhje me shqetësimet që kishte me veprimet e ministres Gërvalla në takimin e realizuar në Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg.
Ky takim u mbajt për nder të ditës së Pavarësisë, por, rregullat e protokollit zyrtar i theu ministrja Gërvalla. Së pari duke mos e paralajmëruar pjesëmarrjen e saj atje dhe duke kërkuar që miku i saj, Muhamet Idrizi të marrë fjalën në vend të konsullit Begolli, çka edhe tensionoi gjendjen atje pasi atij ju rekomandua edhe buzëqeshja nga ministrja
“Na ftoi për një takim në zyre në mënyre aspak etike e profesionale duke më rekomanduar të buzëqeshi dhe të ndryshoj agjendën e organizimit dhe më urdhëroi të mos marr fjalën fare, dhe në vend timin të flet z. Idrizi”, tha Begolli për Insajderin.
Begolli tha se eventi i organizuar nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës ishte shndërruar në event partiak.
Kurse për Muhamet Idrizin, i cili ushtron detyrën e kryetarit të shoqatës “Oda” në Hamburg ai tha se nuk kishte dëgjuar fjalë të mira.
“Unë nuk e njoh shumë Muhamet Idrizin mirëpo në shumë raste nga mërgata në Gjermani kam dëgjuar duke u ankuar për këtë person, duke e përshkruar si person tensionues dhe përçarës. Sa i përket diplomacies ai nuk ka kurrfarë rëndësie, përkundrazi I ka bërë dëm diplomacisë kosovare dhe imazhit të Ministres. Për më tepër disa persona më kanë informuar se ka një të kaluar me përvoja të këqija në Eppingen, Gjermani me komunitetin shqiptar”, shtoi Begolli