Konsullata e Kosovës në Stuttgard ka dalur me njoftim lidhur me një aksident hekurudhor që ndodhi afër qytetit Riedlingen.
Në njoftim thuhet se nuk ka kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve.
Postimi:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Lidhur me aksidentin hekurudhor të ndodhur afër qytetit Riedlingen në Baden-Württemberg, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të lënduar, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane.
Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin viktimave apo të lënduarve, por jemi në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse.
Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë në numrin emergjent:
+49 152 37337814
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.