13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore pas dyshimeve për keqpërdorim

- Advertisement -

 

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore e mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024, ka arritur të konstituohet.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka thënë se ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo.

Ai tha se ka dyshime rreth kostos, mënyrës se si është bërë blerja dhe shpërndarja e këtyre teksteve.

Sipas tij ka dyshime edhe për dëmtim të buxhetit gjatë këtij procesi.

“Ky komision veprimtarinë e ka të aprovuar në ligjin për hetim parlamentar qëllimi tij është të shohim si ka shkuar ky proces a ka lëshime apo ka qenë çdo gjë në rregull. Kanë qenë  informatat në opinion për dështimin me kohë të teksteve shkollore, rreth kostove dhe mënyrës së blerjeve, shpërndarjes, ka qenë një opinion me dëmtimin e buxhetit të shtetit gjatë këtij procesi”, tha Dreshaj.

Deputetja, Vlora Dumoshi është shprehur e shqetësuar me gjendjen aktuale në arsim. Sipas saj, edhe sot shumë nxënës nuk janë të pajisur me libra shkollor.

“Është e dhimbshme që për tre vite kjo qeveri ka bërë që procesi mësimor të mos fillojë me kohë, nxenësit kanë humbur me mijëra orë për shkak të mungesës se librave. Jemi të vetëdishëm qe edhe sot shumë nxënës nuk i kanë librat”, ka thënë ajo.

Ndryshe, më 4 prill, pas më shumë se tri orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe të mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024.

Themelimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Para se të votohej themelimi i këtij komisioni, deputetët opozitarë dhe ata të partisë në pushtet zhvilluan debat të ashpër lidhur me ketë çështje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, akuzoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

“Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Fillohet, kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët dhe improvizuat me një vendim, që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësit. Dhe, këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht Ligjin për ndarjet buxhetore”- ka thënë ai.

Procesi i sivjetmë i pajisjes së nxënësve me tekste shkollore ka hasur në kritika të shumta në shtator të vitit 2023.

Për dallim nga vitet e kaluara, prindërit është dashur që vetë t’i blejnë librat shkollorë për fëmijët e tyre.

Qeveria e Kosovës ka subvencionuar prindërit për blerjen e librave shkollorë, në shumën prej 80 eurosh për fëmijët nga klasa 1-5, për libra dhe mjeteve shkollore, ndërsa nga 30 euro për fëmijët nga klasa 6-9 për blerje të materialeve shkollore.

Për të përfituar nga subvencionimi, prindërit është dashur të aplikojnë përmes platformës e- Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit