Deputeti i PDK-së, Artan Bahrami, ka vlerësuar se kjo parti që nga fillimi i këtij mandati ka qenë për formimin sa më të shpejt të institucioneve që kanë dal nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka treguar se PDK-ja çdo herë ka qenë e gatshme për kompromise.
Në emisionin “Click” të RTV21, ai ka thënë se deri me tani PDK-ja ka shkuar në çdo takim që është ftuar për tejkalimin e ngërçit aktual politik.
“PDK ndryshe prej pothuajse të gjitha partive tjera politike që nga fillimi ka qenë e gatshme për kompromise, ka shkuar nëpër takime kur është ftuar edhe nga Albin Kurti por edhe nga tjerët, pra ka shfaqur interesim që nga fillimi për me dalë sa më shpejt nga kriza dhe për me pasë sa shpejtë institucione, konstituim të Kuvendit dhe poashtu me pasë qeveri”, është shprehur Behrami.