Sot me fillim nga ora 17:00, të zgjedhur e popullit do të mblidhen në mënyrë që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Opinionisti Avni Arifi në emisionin “Ora Shtatë” tha se nuk ka asnjë arsye që formimi i institucionit legjislativ të shtyhet, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, është mirë që të gjitha partitë politike janë grumbulluar që t’i krijojnë institucionet sa më shpejtë.
“Nuk ka asnjë arsye pse me u shty, votat i ka, shumicën e ka marrë, domethënë nuk do të duhej të kishte befasi për të keq. Është mirë që i kanë evituar ato procedurat e regjistrimit të deputetëve, sepse koha është shumë e shkurtës, më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti, dhe është mirë që janë grumbulluar që t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Arifi.
Ai shtoi se votimi i nënkryetarëve në pako, është një strategji e re e paparë më herët.
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi është shprehur i bindur se vendi i ka ikur një krize të re institucionale.
“E kaluam rrezikun. Rreziku ka qenë që nëse kishim arritur 1 marsin pa buxhet”, tha ai në Klan Kosova





