21.5 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Konstituimi i institucioneve, Osmani-Rohdes: Do të veproj në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar “për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend”.

Ata kanë folur edhe për procesin e konstituimit të institucionet. Osmani ka thënë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.”

“Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.”

Të ngjashme

Të fundit