11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Konsiderohet i nevojshëm aktiviteti fizik në shkollat e Kosovës

- Advertisement -

Shkollat në Kosovë duhet të kenë aktivitet më të madh fizik, pasi përfshirja e të rinjve është e dobishme për shëndet. Kështu u tha në “Forumin e Sportit” e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aty u tha se është e nevojshme përfshirja e të rinjve në sa më shumë aktivitete sportive, por edhe për nevojë e barazisë gjinore në sport.

Gjithashtu në panel u diskutua edhe për barazinë gjinore në organizatat sportive ku u kërkua përfshirje më e madhe e grave në pozitat administrative në federatat sportive të Kosovës.

Kordinatori i “Javës Evropiane për Sport”, Ibër Halaj në panelin diskutues tha se për implementimin e një programi të tillë nevojitet koordinim më i madh ndërmjet organizatave sportive si dhe drejtorive sportive nëpër komunat e Kosovës.

“Çdo program lidhet edhe me buxhetim dhe në këtë pjesë akoma nuk kemi arritur që të kemi një plan strategjik i cili është në aspektin kombëtar. Andaj edhe plani strategjik mund të jetë në korniza të trasha por duhet bërë një plan strategjik ‘Grassrods’ i cili është sektorial por që koordinohet me pjesën e organizatave që lidhen me komunat përkatëse dhe drejtoritë për sport që janë nëpër komuna për t’i zhvilluar programet e veçanta”, theksoi Alaj.

Afërdita Fazlija nga Ministria e Sportit theksoi se është e nevojshme që sporti i femrave të bëhet edhe profesion dhe jo vetëm pasion.

“Sporti i femrave duhet të bëhet profesion, jo vetëm pasion, e që sporti i femrave të bëhet profesion, të paktën për këtë kohë, kam evidentuar se ndoshta pjesa e anës shkencore, konkretisht Fakulteti i Edukatës Fizike dhe disa institucione që në momente të caktuara ne iu drejtohemi si OJQ ose si programe të thjeshta siç është rasti i programi ‘BeActive” të iu them të drejtën. Më tepër ky program jep produkte konkrete në fushën e sportit kur u jepet mundësia që të jene pjesëmarrës fëmijët, prindërit, arsimtarët”, tha Fazlija.

Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sportit, Musa Selimi në panelin diskutues tha se në Kosovë ka nevojë për rritje të numrit të orëve të Edukatës Fizike në shkolla fillore.

“Ne si fakultet kemi marrë masa dhe kemi kërkuar nga akterë të rëndësishme të shoqërisë civile, nga Komisioni Parlamentar për Arsim, kemi kërkuar takim urgjent që ta diskutojmë bashkërisht sepse përveç fakultetit dhe universitetit, barrë të madhe kam edhe Ministria e Arsimit. Kemi kërkuar që të rritet urgjentisht fondi i orëve sepse situatën e kemi kritike, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, mungesa e orëve të Edukatës Fizike, mungesa e infrastrukturës, të gjitha këto janë komponentë që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve tanë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e jep që çdo ditë, çdo fëmijë të ketë 60 minuta minimumi aktivitet fizik”, ka thënë Selimi. /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit