Home Lajme Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

0
Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit francez, gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Senatit Francez, z. Gerard Larcher, që shoqërohej nga Nënkryetari i Parë, ish-ministri Roger Karoutchi, nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, z. Christian Cambon, nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkan Perëndimor, zj. Marta de Cidrac dhe nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë për Kosovën, zj. Laure Darcos.

 

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës.

 

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se këto marrëdhënie janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë.

 

Kryetari Konjufca falënderoi z. Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet tona aleate të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit tonë strategjik.

 

Kryetari i Kuvendit theksoi se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj shprehu interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët

Exit mobile version