5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Konjufca: Vendimi për dinarin është i duhuri, s’ka kthim mbrapa

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konsideron se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb është i duhur dhe se nuk ka kthim mbrapa.

Në një deklarim për media pas ekspozitës së organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Konjufca thotë se mund të gjinden zgjidhje sa i përket pagave e pensioneve të qytetarëve serb.

“Republika e Kosovës përmes qeverisë në këtë rast sepse është ajo kompetente për këto çështje e ka formuluar saktë qëndrimin vet se si do të pozicionohet sa i përket çështjes së dinarit. Ajo është në një pozicion shumë të qartë dhe pa dy kuptimësi, ka edhe një përpjekje ndërkombëtare që me mujt me gjet një hapësirë të afrimit të qëndrimeve. Deri tashti nuk ka ndodh nuk kam ndonjë mendim specifik a do të ndodh kësaj radhe sepse Kosova është plotësisht në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjitimitetit e vendimit, nuk ka askush vërejtje, nuk ka askush kritikë pra vendimi është i Kosovës, është i duhuri dhe është ajo çka është nevojitur”, u shpreh Konjufca.

“Sa i përket kësaj se çfarë pasoja ka shkaktuar ajo, ato mund të adresohen secila në mënyrë të veçantë sa i përket jetës praktike se si funksionon komuniteti serb atje, pagat, benefitet, pensionet, ato mund të gjendet ndonjë zgjidhje si të paguhen e kryhen këto, mirëpo a do të kthehet sërish dinari si çështje e valutës të transaksionit të Republikës së Kosovës unë nuk besoj që ka kthim mbrapa”, deklaroi Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit