24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Konjufca uron Pashkët: Uroj që kjo festë të vijë me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar Pashkët për të gjithë qytetarët e besimit katolik dhe protestant.

Konjufca ka thënë se uron që kjo festë të vijë në të gjitha familjet e shoqërinë me shëndet, begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin, e të mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët.

“Gëzuar Pashkët të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë të besimit katolik dhe protestant! Në këtë ditë të frymës së mirësisë, shpresës së ardhur falë përpjekjes dhe sakrificës, uroj që kjo festë në familjet tuaja dhe në gjithë shoqërinë tonë të vijë me shëndet e begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin dhe pranë njëri-tjetrit, secili i mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët.

Kjo festë na sjell mesazhin e besimit, angazhimit për atë që është e mirë, thirrje për të përqafuar të drejtën, për të punuar për një shoqëri që me sakrificë i tejkalon vështirësitë përpara e i hap vetes të ardhmen shpresë plotë. Gëzuar Pashkët, me fat e mbarësi për të gjithë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit