15 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Konjufca uron Fitër Bajramin: Mësimet e sakrificës gjatë Ramazanit, kulmojnë sot me sprovën e kaluar suksesshëm

- Advertisement -

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Konjufca tha se mësimet e sakrificës përgjatë Ramazanit, kulmojnë sot e që sipas tij, vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm.

“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.

Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të”, shkroi Konjufca.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit