Home Lajme Konjufca u bënë thirrje deputetëve për qetësi: Të përpiqemi së bashku ta kalojmë këtë ditë të vështirë

Konjufca u bënë thirrje deputetëve për qetësi: Të përpiqemi së bashku ta kalojmë këtë ditë të vështirë

0
Konjufca u bënë thirrje deputetëve për qetësi: Të përpiqemi së bashku ta kalojmë këtë ditë të vështirë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar pas perleshjeve që ndodhen sot mes deputet[ve.  Kryetari I Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se nuk do të donte kurrë më të shihte skena të tilla, çfarë u panë sot në Kuvend.

“Jemi shtet i ri, së paku deri në ditën e sotme e kemi pasur imunitet dhe është vlerësuar nga bota demokratike. 22 vite të ekzistimit të Kuvendit është mungesa e përleshjeve fizike. Kemi pasur probleme të natyrave tjera por jo në kuptimin fizik. Këtë që e pam sot, këtë nuk ia dëshirojmë askujt dhe është një sjellje që do të gjykoket nga qytetarët. S’kisha dëshiru me u persitë kjo më në Kuvend. Ne i kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona i kemi si forca politike, I kemi papajtueshmërit tona të thella, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nderë vendit nëse i mbajmë në nivelin e  funskionimit të domosdoshëm të institucioneve tona demokratike, që monitorohen nga qytetarët dhe borës së jashtme”, tha ai.

Ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve për qetësi, me qëllim të mundësimit të vazhdimit të seancës.

“Unë po iu bëjë thirrje që ta merrni me qetësi punën që ta bëjmë së bashku dhe të përpiqemi ta kalojmë këtë ditë të vështrië dhe momente të vështira për vendin. Ne si kemi kuryser fjalët më të rënda për njëri tjetrin,  por në momentin kur kalohet nga fjalët në goditje janë veprime që e tejkalojnë Kuvendin, me ato janë institucionet tjera që merren. Nëse ne deputete kemi mirëkuptim, për të vazhduartek pyetjet parlamentare. Iu kisha lut si kryetar i Kuvendit për këtë kapitull të ri që duhet ta hapim, pas kësaj dite të vështirë, pas këtyre veprime të papranuehme që sot pamë, shpresoj që të mos perseriten më. Do të ishte ogur i zi për Kosovën  që na qon në faza krejt të paparashikeushme “, tha ai.

Exit mobile version