Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka mohuar raportimet për një takim ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt të NISMA’s.
Konjufca pas takimit që pati me partitë politike ku u bisedua për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit, tha se ky është spekulim.
“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në. Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm. Jashtë kësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime.”, tha Konjufca