25.1 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Konjufca thotë se konstituimi i Kuvendit zbulon a i ka VV numrat: Nëse Kurti s’i ka, radha i vjen Bedri Hamzës

- Advertisement -

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.

“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për z. Limaj, për shembull”, tha Konjufca.

Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit do të zbulojë nëse Kurti ka numrat për të formuar Qeverinë, në të kundërtën i hapet rruga partive të tjera ose zgjedhjeve.

“Nëse z. Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca.

Të ngjashme

Të fundit