7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Konjufca thirrje BE-së: Miratojeni unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim

- Advertisement -

Tre krerët e shtetit, presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti sot kanë nëshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeparlamentari Konjufca tha se sot janë mbledhur për një ditë të rëndësishme për Kosovën, duke thënë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

“Respektimi i të drejtave të njeriut, barazia, konkurrenca e ndershme, lëvizja e lirë janë në thelbin e saj, një Union që e stimulon rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre.  Ky është hapi parë zyrtar në rrugën e anëtarësim të Kosovës drejt BE-së, një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë”.

Konjufca tha se “ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugëtimin tonë për BE”. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë.

Kryeparlamentari iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.

“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Europë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit