4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Konjufca takoi drejtues të shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Demokraci

- Advertisement -

Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca zhvilloi një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës.

 

Gjatë këtyre takimeve kryetari Konjufca potencoi progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO.

 

U diskutua gjithashtu për rolin e parlamenteve në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

 

Mbi këtë perspektivë, kryetari Konjufca theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit