-4.7 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Konjufca shpreson që nesër të formohet Qeveria

- Advertisement -

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur optimist se nesër përveç Kuvendit do të formohet edhe Qeveria, raporton Ekonomia Online.

“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe nesër shumë shpresoj që do të bëhet edhe qeveria. Për të tjerat flasim pastaj”, tha ai.

Ndërsa theksoi se asnjëherë LVV-së nuk ka refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Deri tash vazhdimisht Lëvizja Vetëvendosje, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese siç ishte rasti për shembull në vitin 2014 kur tha që jo, ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit