Home Lajme Konjufca: Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb

Konjufca: Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb

0
Konjufca: Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar vitin e ri 2024.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur besimin që në vitin 2023, është lënë shenjë e aspiratave tona, si shoqëri e si komb.

“Ua uroj nga zemra Vitin e Ri! Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb. Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë. Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo!”, ka shkruar Konjufca

Exit mobile version