Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj vdekjes së ish-deputetes, Edi Shukriu.
Konjufca përmes një postimi ka shkruar se Shukriu dha kontribut të pazëvendësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa, theksojë se trashëgimia që e ndjera la pas duhet studiuar e kujtuar.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes sonë të shquar, shkrimtares dhe ish deputetes, Edi Shukriu.
Ajo la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik.
Edi Shukriu dha kontribut të pazëvëndësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Akademikja Shukriu njëkohësisht ishte shembulli i gjallë i gruas së angazhuar e aktiviste me pjesëmarrjen e saj në proceset kyçe nëpër të cilat kaloi populli dhe shoqëria jonë.
Trashëgimia që e la pas mbetet për t’u studiuar e kujtuar.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e saj, bashkëpunëtorët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.