Për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai u shpreh i pikëlluar për lajmin që mori.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje! Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!”, u shpreh ai.