11.6 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Konjufca pret në takim Kapetanoviqin: Kosova e mbështet RCC-në në synimet e saj

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic.

Siç njoftoi Kuvendi, në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit, Agjenda e Gjelbër, ajo e roamingut dhe lehtësimit të komunikimit, si dhe për mekanizmat e bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të integrimit të rajonit.

Konjufca theksoi se Republika e Kosovës vazhdon “të jetë e përkushtuar në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe promovimit të tij, e njëherazi vijon ta mbështesë RCC-në në synimet e saj, të cilat i ndajmë bashkërisht.”

“Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca e uroi sekretarin Amer Kapetanovic për detyrën e tij të re. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën nevojën për takime sa më të shumta, në kuadër të angazhimit të përbashkët që synon arritje prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit