Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Petra Bayr.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol rreth ligjit të zgjedhjeve dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditn e mirë demokratike, si një vend që Kosova asipron zhvillim të madh, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare.
”Po ashtu, kryekuvendari Konjufca ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ashtu siç ka qenë dhe vijon të mbetet e angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vendin tonë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, thënë njoftimin e Kuvendit.
Në fund, Konjufca thuhet se e ka falënderuar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për diskutimin, siç thanë, të frytshëm dhe iu uroi qëndrim të mirë në Kosovë.