1.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Konjufca: Policët e rënë në krye të detyrës janë heronjtë e shtetndërtimit

- Advertisement -

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidarët e policëve të rënë në krye të detyrës.  

Në ceremoninë e organizuar me rastin e kësaj dite, kryetari Konjufca theksoi se Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet si institucioni më i besueshëm i popullit tonë. Në këtë rrugëtim, shtoi kryetari i Kuvendit, 21 policë ranë në krye të detyrës, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se institucioneve u mbetet të punojnë më shumë në arritjen e idealeve të heronjve tanë, për të garantuar mbrojtjen dhe ndërtimin e sigurt të Republikës së Kosovës.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, tha kryetari Konjufca.​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit