21.7 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Konjufca përplaset me deputetin e VV-së: Po ta tërheq vërejtjen, fushta fillon në janar

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, për deklarim jashtë rendit të ditës në seancën e sotme plenare.

Derisa po diskutohej për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore, Korenica e kërkoi fjalën dhe u deklarua për rastin e një vajze 18-vjeçare në Pejë, e cila nuk po lejohet të vazhdojë procesin mësimor shkaku i shamisë.

“Po du me ngreh një shqetësim aktual, këtë shqetësim e kan ngrit në vitin e kalum, ministrja e Arsimit nuk është në kuvend. Ka katër jave që një vazjë nuk vijon procesin mësimor në Pejë dhe është ë moshës madhore mbi 18 vjet gjdo të dytën ditë të tretën paraqitet në shkollë por përjashtohet nga drejtori Visar Nikçi, nuk e kuptoj se sa e drejtë është të qëndrojmë këtu si deputet juve si kuvendar në krye të Kuvendit por edhe vet Ministrja e Arsimit , e të mos miret me rastion e ti jep të drejtë vajzës me shku në shkollë. Ne e kemi këtë përgjegjësi kolegtive këtu edhe si deputet por edhe juve si kryetar i Kuvendit, dhe nuk ka kuptim me vazhdu me procesin e votimit edhe mos me u marr, mos me trajtu këtë rast edhe me ju jep drejten sikurse kan të gjithë fëmijët e tjerë në shkollim dhe arsimim, i dërgoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit të mirret me rastin dhe të mos lejoj që të njëjta probleme cdo vit më na u paraqit për një faj të cilin ne e kemi trashëgu nga dikush tjetër që e ka vendos për me qenë një udhëzim diskriminues administrativ”, tha Korenica.

Konjufca ia tërhoqi vërejtjen deputetit Korenica.

“Unë si kryetar i Kuvendit, pasi që po kërkon me qenë profesional, duhe me ta tërhje vërejtjen që kjo qështje ëshë jashtë rendit të ditës e para, dhe e dyta fushata fillon nga 6 ose 7 Janari dhe nuk mundemi me i zgjidh sot të gjitha problemet”, tha Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit