14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Konjufca për krerët e UÇK-së në Hagë: Jemi të shqetësuar si institucione, po zvarritet procesi ndaj tyre

- Advertisement -

Kryekuvenadri Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së. Në një intervistë ekskluzive për RTSH-në, Konjufca është ndalur edhe te “Ballkani i Hapur”, por edhe te mbledhja e përbashkët e të dy qeverive që mbahet të hënën në Prishtinë.

Institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjet e procesit kundër ish- komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë ekskluzive për Konjufca, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish-krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata po shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca.

Konjufca ndodhej në Tiranë, në një takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Ndërkombëtare, por nuk harron të theksoje se mes Tiranës dhe Prishtinës, ka një barrë rëndese për shkak të “Open Balkan”.

‘Ballkani i Hapur’ po na ndan. Ky nuk është një lajm i mirë. Pa një rrugë të qartë të Kosovës e njohur nga Serbia, hyrja e Kosovës, në shumë aspekte do frenonte njohjen. Pa njohjen e dokumentacionit nga ana e Serbisë, kjo nuk e ndihmon procesit të njohjes“, deklaroi Konjufca.

Gjithsesi, kryeparlamentari i Kosovës, thotë se përtej problematikave të ndryshme, jemi një komb dhe kemi një rrugë të përbashkët, me qëllime të njëjta. Këtë e vërteton edhe mbledhja e së hënës mes dy qeverive në Prishtinë.

“Marrëdhëniet vazhdojnë. Kjo nuk është pengesë e madhe që të reflektohet në marrëdhënie të këqija mes Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi një komb. Jetojmë me vetëdije kombëtare. Të punojmë sa më ngushtë për interesat e përbashkëta. Presë të firmosen edhe marrëveshje të reja në këtë mbledhje, në interesat e dy vendeve”, përfundon Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit