Mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se për herë të parë në jetën parlamentare Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë, raporton Ekonomai Online.
Ai tha se do të ishte arrogancë që vendi të dërgohet dhe njëherë në zgjedhje, duke thënë se kush garanton se do të shmangen ato edhe në mars.
“Për herë të parë në jetën e vet parlamentare Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë 6 mujore e cila ishte rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do të mbahet mend si një vit shumica e të cilit humbi në përpjekje të themelimit të institucioneve kushtetuese, Kuvendit dhe Qeverisë përkundër kësaj arritjet e shtetit të Kosovës nuk janë të vogla”, tha ai.






