-3.9 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Konjufca për deklaratën e Alban Krasniqit: Lotët e nanës Rukë nuk guxon t’i gjykojë askush, Ramushi patriot i madh

- Advertisement -

Numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing në T7, ka folur fjalë të mëdha për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka qortuar ashpër bashkëpartiakun e tij, burrin e Albulena Haxhiut, i cili komentoi lotët e nënës së Ramush Haradinaj, duke shkruar se po e bënë për ta kaluar Ramush Haradinaj pragun.

Çka tha Konjufca?

Familja Haradinaj është një familje e lavdishme, Ramush Haradinaj përvese luftëtarë I madh së bashku me vëllezërit e tij. Unë nuk muj me fol një fjalë negative për Ramush Haradinajn. Për patriotizmin e tij, është vëllau i Luanit. E ka zbraps gjith atë ushtri të Serbisë prej Dukagjinit. Debatet tona që i kemi pasë, kas kemi hy e kas kemi dalë, sidomos kur ai e din çfarë familje është, e din çfarë kontributi patriotik ka.

Deklarata e Alban Krasniqit është e gabueshme, lotët e nënës Rukë, janë lotë të dhimbjes por edhe krenarisë. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash hiç kërkush. Me mendu që nëna e dëshmorëve e bënë për fushatë, është e pasaktë. Ajo i ka dhënë djemtë për Kosovën. Por, si nënë e ka dhimbjen e saj. Kur e shohim ne ashtu nënën Rukë, veç mundemi me marrë pjesë në dhimbjen e saj.

Të ngjashme

Të fundit