Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin kanë shkruar mediat në Slloveni se është i përfshirë në vepra të paligjshme korruptive.
Konjufca tha se dorëheqja si akt moral, i përket individualisht si vendim Berishajt.
“Unë mendoj se sa i përket dorëheqjes morale, i përket vetëm individit, por sa i përket masave të shtetit, duhet të jemi pak të kujdesëm”, tha Konjufca.
Sipas tij, nëse ka diçka të vërtetë në raportimet e mediave, Gërvalla duhet ta shkarkojë Berishajn
“E para kjo ndodhur në formë të pretendimi të një mediumi për këtë skandal, 48 orë para votimeve në Slloveni”, u shpreh ai në RTK.
“Nëse ka diçka bazë dhe është e vërtetë, ministrja Gërvalla menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë atë, por nëse e bënë këtë pa verifikime, atëherë dëmi është më i madh”.