-1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Konjufca: Pengimi i gazetarëve është tkurrje e vlerave demokratike

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme.

Sipas tij, pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.

“Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.

“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, ka shtuar ai.

Kryekuvendi ka bërë thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit