-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Konjufca pasi i pranoi dokumentet për Vettingun: Reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka pranuar dokumentet përkatëse për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Procesi gjithëpërfshirës i Vettingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kamotshme për Kosovën”.

“Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin. Si i tillë, procesi i Vettingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit