Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar duke i treguar deputetëve se si duhet të votojnë, duke ironizuar se po i duket pak më problematike se nxënësit e klasës së dytë.
Ai ka kërkuar që deputetët të presin verfifikim se votimi i është pranuar dhe të mos bazohen vetëm tek prekja e ekranit me gisht.
“Vetëm 59 kanë votuar kësaj radhe. Tabelën ju lutem që ta kuptojnë deputetët se cilët s’kanë votuar. Kjo po më doket pak ma problematikë se nxënësit e klasës të dytë të shkollës fillore. Ja nëse ju e prekni aty saktë edhe dëgjo edhe nëse nuk dini me verifiku e qet aty një farë tiku të vogël që po e pranon që prekja ka ndodhë dhe ashtu mundesh me verifiku, ti nuk bazohesh vetëm në gisht pse e ke prek, mirpëo duhet me u bazu ehde cka po shkrun aty në aparaturë, ka thënë Konjufca.
Edhe pas tejkalimit të këtyre problemeve, ky amandament nuk e mori përkrahjen e Kuvendit./Ga