“Kush do ta meritonte më shumë se ai?”.
Kështu tha Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kur e nominoi Albin Kurtin për kandidat të tyre për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Ish-opozitën e akuzoi për “agjendë anti shtetërore” që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kritikat ndaj ish-opozitës i pati voluminoze Konjufca, duke i ngarkuar edhe më tej me “agjendë tejet të dëmshme” ndaj shtetit, dhe i kualifikoi me “shkurtpamësi të mjerueshme”.
“Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme, dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim ata janë n ëgjendfje të skhojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet, e paga për popullin, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq. Shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë”, tha Konjufca, raporton Nacionale.
Me votim unanim u kandidua Albin Kurti i Vetëvendosjes si i zgjedhuri i partisë për të garuar për kryeministër.
“Të dashur jemi mbledhur ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm, unë do ta nominoj më të votuarin në histori, më meritorin, liderin ee vërtetë të transformimit social dhe demokratik, Albin Kurtin. Kush do ta meritonte më shumë se ai?“, tha ai.






