15.7 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Konjufca: Një Qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

- Advertisement -

Mandatar për kryeministër nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka frikësuar kundërshtarët e saj, të cilët sipas tij u bënë bashkë vetëm për të mos lejuar që të qeverisë edhe një mandat, raporton Ekonomia Online. AI ka theksuar se Vetëvendosje ka bërë kompromis duke mos e kandidatura Kurtin kryeministër, e që tani radha për kompromis është tek opozita.

“Hovi i dëshirës imediate në thotë zgjedhje, pro maturia shtetërore na thotë ta bëjmë një qeveri e re e cial synon të na dërgoj sëpaku deri te muret e kalasë së presidentit. Ky është gjykimi ynë mbi interesin aktual shtetëror të Republikës Kosovës, e ne si delegatë të Këshillit më së paku e kemi menduar e pritur që kemi me ardh në këtë pikë. Si dje më kujtohet që unë e propozova Albin Kurtin për mandatar, kurse ai sot po më propozon mua. Albin Kurti është personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve parlamentare të Republikës ë Kosovës. Problemi i nderuar kryetar Albin aq sa e ke gëzuar popullin me gjithë këtë mbështetje, në po të njëjtën masë ke nxitur edhe shumë frikë te kundërshtarët politik të cilët u bashkuan me të vetmen qëllim. Për të pamundësuar krijimin e Qeverie. Ama një gjë e dinë ë gjithë, nuk ka forcë që e shkëput dhe që e ndal lidhmërinë e popullit tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi ai.

Për mua thjesht, po më duket diqysh e pabesueshme që kjo qeveri nuk do të vazhdojë, një qeveri e cila ka vendosur projekte në shoqërinë tonë të cilat unë besoj që do të qëndrojnë me dekada siç ishin shtesat e fëmijëve dhe shumë projekte të tjera që u implementuan për katër vite duke e rrit edhe ekonominë tonë. Secili prej qytetarëve e shtron pyetjen pse mos me vazhdu një qeveri e tillë? por një anën tjetër e kemi një opozitë të cilën e kemi, këtë e zgjedh populli e nuk e zgjedhim ne. Ne nuk modelojmë opozitën sipas dëshirave tona sepse po ta bënim këtë e të ishte e mundur nuk do të kishte demokraci. Poashtu unë e di se në çdo shtet serioz, të zhvilluar, të konsoliduar pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të qytetareve dhe vendit. Pikërisht tash dhe ky është momenti në Kosovë, VV po e bën kompromisin e vet, më shuëm se kaq nuk ka mundësi. Nuk ka mundësi sepse ne po e prezantojmë një qeveri në të cilën nuk është kryeministër Albin Kurti e ky mendoj që është një kompromis shumë i madh për VV ama tash e ka radhën Opozita për kompromisin e vet”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit