Home Ballina Konjufca: Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit

Konjufca: Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit

0
Konjufca: Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit

Konjufca ka thënë se në themelet e shtetit të Kosovës është heroizmi i Jasharajve, urtësia e Ibrahim Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit.

“Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës kishte duruar derisa bota demokratike u bind se aspirata e Kosovës ishte e drejtë dhe kur e pa që populli i Kosovës më parë e jep jetën sesa që i nënshtrohet Serbisë

Konjufca ka thënë se kur ndërkombëtarët e panë që lufta ishte e pastë, ata e ndihmuan Kosovën për ta larguar Serbinë.

“Ne duruam deri kur bota demokratike u bind se kemi të drejtë. Kur bota e pa që më parë e japim jetën sesa nënshtrohemi para Serbisë dhe kur e pa që lufta jonë është e pastër, na ndihmoi për ta larguar dikatorin”, ka thënë Konjufca.

“Si popull, e kemi edhe durimin edhe guximin”, ka shtuar tutje ai.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk i harron aleatët pa të cilët rruga e Kosovës do të ishte e pamundur.

“Nuk i harrojmë miqtë tanë pa të cilët rruga jonë do të ishte e pamundur, veçanërisht SHBA-në dhe shtetet e BE-së. gjithashtu edhe NATO-n që e ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka potencuar Konjufca.

Exit mobile version