9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.

Konjufca tha se gjatë këtij takimi ka theksuar punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogun me Serbinë.

“Në një bashkëbisedim miqësor me z. Aderholt, theksova punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogun me Serbinë. Shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, tha Konjufca në Facebook.

Teksa tha se gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës e ShBA-ve në fusha të interesit të dyanshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit