Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për rëndësinë e anëtarësimi të Kosovës në NATO.
Ai në Konferenca e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, ka thënë se forcimi i Kosovës si pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake do ta bënte NATO-n edhe më të fuqishme.
“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte edhe vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës që kur mori detyrën në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme.






