Home Lajme Konjufca merr ftesë ta vizitojë Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë

Konjufca merr ftesë ta vizitojë Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë

0
Konjufca merr ftesë ta vizitojë Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim një delegacion nga rajoni më i madh i Gjermanisë, Nordrein Westfalisë, të udhëhequr nga deputeti dhe njëkohësisht Shefi i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.

Sipas njoftimit, Konjufca ka falënderuar delegacionin gjerman për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në fusha të ndryshme.

“Kryetari Konjufca konsideroi të rëndësishëm forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin ekonomik. Udhëheqësi i delegacionit gjerman, Hartmut Ganzke, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për të vazhdimin e mbështetjes për Kosovën e të bashkëpunimit midis palëve”, thuhet në njoftim.

Teksa thuhet se Ganzke i ka dorëzuar kreut të Kuvendit ftesën zyrtare për vizitën në Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë.

“Ganzke i dorëzoi kreut të Kuvendit ftesën zyrtare për vizitën në Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë. Gjatë takimit deputeti Ganzke shoqërohej nga Këshilltari për Politikë të Brendshme dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Holger Fiedler, asamblisti në Kuvendin Komunal të Komunës Frondenbeg, Arbër Aliu, si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu”, thuhet tutje.

Exit mobile version