19.4 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Konjufca: Meja ishte krim i shumëfishtë

- Advertisement -

Sot, në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëri homazhe në kompleksin e varrezave në Mejë të Gjakovës.

 

Në përvjetorin e 24-të të kësaj masakre, kryetari Konjufca nderoi 376 civilët shqiptarë të vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe më 27 prill të vitit 1999.

 

Gjatë bisedës me familjarët e të vrarëve, kryetari Konjufca tha se Meja është plaga me e madhe që e ka Kosova.

 

“Masakrën e 27 prillit të vitit 1999 duhet ta kujtojmë e mos ta harrojmë, sepse ky ishte krim i shumëfishtë: fillimisht planifikimi, pastaj ekzekutimi, e në fund zhdukja e tyre”, tha kryetari Konjufca. ​

Të ngjashme

Të fundit