-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Konjufca me veprim të çuditshëm, lëshon seancën pas fjalës së Ganimete Musliut

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Gnimete Musliu, kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që ta liroj karrigen e kryesuesit të seancës së Kuvendit pasi VV-ja bojkotoi debatin për mbështetjen urgjente për policinë.

Ajo i tha Konjufcës se edhe ai është fajtorë për këtë që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës pasi ka ndikim në VV, shkruan Lajmi.net.

“Kjo pamje tregon se ku I keni katandisur institucionet e vendit, kryetar nuk jeni krejtësisht i pafajshëm pasi nuk jeni pa fuqi politike keni ndikim në partinë e juaj, prandaj ju ftoj ta lironi karrige, të ia lironi karrigen një nënkryetari, s’ju ka mbet tjetër veç të dilni në rrugë dhe të protestoni pse nuk po nënshtrohet opozitën”, u shpreh deputetja Musli.

Pas fjalës së Musliut, Konjufca tha se pajtohet me kërkesën e saj dhe ia liron karrigen njërit nga nënkryetarëve të Kuvendit,

“Pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj, seancën le ta udhëheqë ose nënkryetari juaj apo nënkryetari i LDK-së”, u shpreh Konjufca.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit